Denoncim/ “Dy bare te rruga Fortuzi kanë zënë trotuaret, kanë miq në bashki”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.07.2025, 10:47

Një qytetar ka denoncuar praktikat selektive gjatë aksionit për lirimin e hapësirave të zaptuara nga bizneset në Tiranë, duke theksuar se ndërhyrjet për prishjen e objekteve pa leje po bëhen vetëm në disa raste, ndërsa bizneset që kanë lidhje me pushtetin vazhdojnë të shfrytëzojnë hapësirat pa pasur leje. Sipas denoncuesit, në rrugën "Fortuzi" janë liruar disa hapësira, si ajo e fruta-perimeve tek kryqëzimi i "Fortuzi" me Bulevardin "Zogu i Parë", ndërkohë që afër, kafeja "Mokador" dhe "Darios Bar" kanë zënë plotësisht trotuarin dhe vazhdojnë të veprojnë pa u prekur.

Denoncimi:

Persh J.O.Q, doja te beja nje denoncim sa i perket aksionit per lirimin e vendeve te zaptuara nga bizneset ne Tirane. Çdo gje po realizohet sa per sy e faqe pasi prishjet dhe lirimi i hapsirave po behet ne menyre selektive, tek rr. Fortuzi ne Tirane sapo u lirua hapsira e zene nga fruta perimet tek kryqezimi i rr. Fortuzi me Blv zogu i pare nderkohe gjate rr. Fortuzi nuk ke ku te kalosh pasi ngjitur me fruta perimet kafe Mokador ka zene te gjithe trotuarin, e njejta dhe Darios Bar qe kane zene hapsire publike duke ndertuar pa leje. Pergezojme nismen shteterore por bizneset te cilat japin rryshfete bashkise e policise vazhdojne te mos preken dhe vazhdojne te zaptojne pa lejet perkatese hapsirat. Darios Bar eshte komplet pa leje dhe nuk ja prishin se ka miq te forte ne bashki. I kane prishur te gjithe objektet pa leje ne rr mine peza , tek piaca e rr fortuzi por ketij nuk ja prekin pavaresisht se ju tregova si ka qene me pare dhe nuk ka leje ndërtimi. Flm nese e postoni!

Denoncuesi shpreh shqetësimin se, pavarësisht se aksioni është i mirënjohur dhe mbështetur nga shteti, bizneset që japin ryshfete, siç është rasti i "Darios Bar", vazhdojnë të shfrytëzojnë hapësira publike pa asnjë ndëshkim. Pavarësisht se ky bar është ndërtuar pa leje dhe ka zënë hapësirën publike, autoritetet lokale duket se bëjnë "syrin qorr" për të mos ndërhyrë, duke favorizuar bizneset me lidhje të forta në bashki. Kjo ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët që kërkojnë një trajtim të barabartë për të gjitha bizneset, pa dallim. Banorët kanë kontaktuar me IMT por asnjë përgjigjie nuk kanë marrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit