Akuzohet për korrupsion, Roveni fiton lirinë nga qelia me 3 muaj paraburgim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.07.2025, 10:40

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës Roven Zeka, për ndryshim të masës së sigurisë nga “Arrest me Burg” në një masë më të butë.

GjKKO vendosi ta lirojë Rovenin duke i caktuar masën “Arrest në Shtëpi”. Një muaj më parë Roven Zeka kërkoi zëvendsim të masës së sigurisë, me argumentin se gjendja e tij shëndetësore është e paqëndrueshme, një argument që përdoret nga shumë zyrtarë të arrestuar si një ‘truk’ për të fituar lirinë e parakohshme.

Sipas raportimeve, Roveni u rrëzua në ambientet e paraburgimit gjatë një ndeshje kalçeto dhe theu legenin.

SPAK e akuzon ish-zyrtarin policor për “Korrupsion”, lidhur me procedurat e ndjekura në hetimin e një aksidenti, pasi dyshohet se ai mori një shumë rreth 2 000 euro nga një biznesmen, për të manipuluar provat në një aksident ku fajtore ishte bashkëshortja e këtij të fundit.

Për këto akuza Roveni qëndroi vetëm tre muaj në paraburgim, ndërkohë që në ditën kur ndaj tij u lëshua urdhri i arrestit, ai tentoi t’i ikte me vrap oficerëve të BKH-së. Në një moment të dytë, zyrtari policor u shfaq me një video të kuruar, ku paraqiste ‘vetëdorëzimin’ e tij në komisariat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit