Një situatë e papranueshme ka shpërthyer në Margegaj të qytetit të Tropojës, ku varrezat e zonës ndodhen në kushte të mjerueshme, të mbuluar nga barishtet. Pavarësisht ankesave të bëra nga qytetarët dhe kërkesave për ndërhyrje, Kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Rexh Byberi, nuk ka marrë asnjë masë për të zgjidhur problemin.
Përgjigjja që kanë marrë banorët e zonës është se duhet të veprojnë vetë, një reagim që ka lënë të zhgënjyer dhe të pafuqishëm ata që kërkojnë një zgjidhje të shpejtë për përmirësimin e kushteve të varrezave.
Banori shkruan:
Pershendetje JOQ ! Ju lutem publikojeni kete video pasi ne Margegaj te qyetit te Tropojes, varrezat jane ne gjendje te mjerueshme. Kryetari i Bashkise se Bajram Currit Rexh Byberi nuk ka mare asnje mase pasi jane bere ankesa dhe pergjigja qe kemi mare eshte veproni vete. Ju lutem postojeni pasi tek ju kemi shpresa.
Qytetarët shprehin shqetësimin se një problem kaq i rëndësishëm, që prek nderin dhe dinjitetin e të gjithë banorëve, po injorohet nga autoritetet lokale. Ata kërkojnë që situata të marrë trajtim të menjëhershëm, dhe apeluan që mediat, si JOQ, të publikojnë situatën dhe të bëjnë presion për ndërhyrje nga pushteti vendor.