Automjetet me mbeturina të pasiguruara rrezikojnë jetët e qytetarëve në rrugën Prrenjas-Librazhd

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.07.2025, 09:31

Qytetari nga Maqedonia e Veriut denoncon automjet me mbeturina që hedh shishe qelqi në rrugën Prrenjas-Librazhd, duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve të mjeteve.

Një qytetar nga Maqedonia e Veriut ka ngritur një shqetësim serioz për gjendjen e sigurisë në rrugën Prrenjas-Librazhd, ku sipas tij, po qarkullon një automjet i ngarkuar me mbeturina të pasiguruara. Sipas denoncimit të tij, mbetjet nuk janë të mbyllura mirë dhe shishe xhami bien gjatë lëvizjes.

Ai thotë se nuk është e qartë nëse automjeti ka mbledhur mbeturina nga rruga apo nga qytetet përreth, por ajo që është e sigurt është rreziku që po shkakton për pjesëmarrësit në trafik.

“Përshëndetje JOQ, kërkoj ndjesë për pengesën. Dua të bëj një lutje ndaj vozitësve të veturave, drejtuar rrugës Prrenjas-Librazhd. Jam nga Maqedonia e Veriut. Verejta një automjet e cila ka mbledhur mbeturinat e rrugëve, ose ndoshta edhe qyteteve, nuk e di. Mbeturinat në këtë automjet nuk janë të sigurta, vazhdojnë duke rënë shishe xhami dhe u drejtohem ju që të bëni thirrje për vozitësit që udhëtojnë drejt asaj rruge që të sigurohen, sepse me të vërtetë është skandal!!!” deklaron ai.

Qytetari i drejtohet platformës tonë për të bërë thirrje publike ndaj të gjithë drejtuesve të automjeteve që udhëtojnë në këtë aks rrugor, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe vigjilencë. Ai kërkon që kjo çështje të bëhet publike për të parandaluar ndonjë aksident të mundshëm.

Në mesazhin e tij, thekson se ndonëse është vetëm një shofer që nuk e përdor këtë rrugë rregullisht, ndjeu detyrimin qytetar për të ngritur zërin për këtë problem.

Ky rast tregon edhe njëherë nevojën për mbikëqyrje më të rreptë të automjeteve që transportojnë mbetje, si dhe domosdoshmërinë për të vendosur rregulla të qarta dhe ndëshkime për shkelësit që rrezikojnë sigurinë publike.

Organet përgjegjëse, qofshin ato të mbikëqyrjes rrugore apo të mbrojtjes së mjedisit, duhet të ndërhyjnë për të parandaluar ngjarje të tilla që jo vetëm dëmtojnë mjedisin, por vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit