“Kujdes nëse kaloni në këtë aks rrugor, kanë hedhur vaj”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.07.2025, 00:55

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania ku paralajmëron për një rrezik serioz në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas.

Sipas tij, në këtë segment është hedhur vaj në rrugë, duke e kthyer asfaltin në një sipërfaqe tepër të rrëshqitshme dhe të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.

Në redaksinë tonë janë raportuar edhe më parë raste të ngjashme, ku persona të papërgjegjshëm hedhin vaj në rrugë, kryesisht individë që ofrojnë shërbime karotreci, me qëllim që të shkaktojnë aksidente dhe më pas të përfitojnë nga transporti i mjeteve të dëmtuara. Ky veprim kriminal rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve.

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve përkatëse të ndërhyjnë menjëherë për pastrimin e rrugës dhe të hetojnë për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve, për të parandaluar pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit