Një apartament është përfshirë nga flakët pak minuta më parë pranë sheshit "Wilson" në Tiranë.
Siç shihet edhe në pamjet e dërguara nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, nga godina del tym i dendur.
Deri në këto momente nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme të mëdha materiale.