“Klubet në bregdet po bëjnë garë kush e ngre volumin e muzikës më shumë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.07.2025, 23:57

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania ku denoncon ndotjen akustike të shkaktuar nga volumi i lartë i muzikës që vjen nga disa klube në zonën bregdetare. Ngjarja është filmuar rreth orës 23:00, një orar kur zhurma e tejkaluar bie në kundërshtim me ligjin.

Sipas qytetarit, klubet po bëjnë garë kush e lëshon volumin më shumë, duke krijuar një situatë të padurueshme për ata që kërkojnë qetësi.

“Nuk ka më pushim, por vetëm zhurmë nga të gjitha anët. Klubet po konkurrojnë kush e ngre më shumë muzikën,” – shprehet ai.

Në videon e dërguar, qytetari ka matur edhe nivelin e decibelëve, ku mesatarja rezulton 82.1 dB, ndërsa maksimumi arrin në 90.6 dB, shumë mbi kufirin e lejuar ligjor për orët e natës.

Në bazë të standardeve të mjedisit, gjatë natës niveli i lejuar i zhurmës në ambiente të jashtme nuk duhet të kalojë 45 decibel. Kur zhurma përhapet në distanca të gjata dhe perceptohet në një rreze prej rreth 200 metrash, siç ndodh në këtë rast, konsiderohet ndotje akustike.

JOQ Albania u bën thirrje autoriteteve vendore dhe fton institucioneve përgjegjëse të marrin masa për të garantuar respektimin e qetësisë për të gjithë qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit