Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një situatë shqetësuese që ka përjetuar mbrëmjen e sotme në qendrën shëndetësore të Orikumit.
Sipas tij, gjatë një vizite për të marrë shërbim mjekësor, iu komunikua se nuk kishte serum në dispozicion.
Qytetari thotë se stafi i qendrës shëndetësore e ka udhëzuar që serumin duhet ta blinte më parë në farmaci, dhe se duhej të kishte shkuar në orët e mëngjesit, për të marrë shërbim.
“Sot shkuam në qendrën shëndetësore të Orikumit, por na u komunikua se nuk kishin serum. Na thanë se duhej të kishim ardhur më herët dhe që serumi duhet të blihej më parë në farmaci,” shprehet qytetari për JOQ Albania.
Ky rast ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e qendrave shëndetësore në zonat turistike, veçanërisht gjatë sezonit veror kur fluksi i pushuesve është shumë i lartë dhe kërkesa për ndihmë mjekësore rritet ndjeshëm.
Ndërkohë, qytetarët theksojnë se është e papranueshme që një shërbim bazë siç është serumi të mos ofrohet në një institucion publik shëndetësor, dhe të kërkohet që pacienti ta blejë vetë ilaçin për të marrë ndihmë.