‘Kamikazët’ që po kthehen nga Shëngjini rrezikojnë jetën e qytetarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.07.2025, 19:57

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të filmuar këtë pasdite në autostradën Lezhë-Laç, ku shihet qartë trafiku i rënduar për shkak të kthimit të pushuesve nga Shëngjini.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është fakti se disa drejtues mjetesh kanë hyrë në kundërvajtje, duke përdorur korsinë e gabuar për të shmangur trafikun, një veprim i rrezikshëm që vë seriozisht në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, kjo nuk është hera e parë që ndodh një skenar i tillë në këtë aks, duke e kthyer në një fenomen të përsëritur dhe alarmant për sigurinë rrugore.

@joq

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të filmuar këtë pasdite në autostradën Lezhë-Laç, ku shihet qartë trafiku i rënduar për shkak të kthimit të pushuesve nga Shëngjini. Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është fakti se disa drejtues mjetesh kanë hyrë në kundërvajtje, duke përdorur korsinë e gabuar për të shmangur trafikun, një veprim i rrezikshëm që vë seriozisht në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, kjo nuk është hera e parë që ndodh një skenar i tillë në këtë aks, duke e kthyer në një fenomen të përsëritur dhe alarmant për sigurinë rrugore.

♬ original sound – JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit