Avioni i vogël rrëzohet gjatë ngritjes dhe shpërthen në flakë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.07.2025, 18:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aeroportin Southend të Mbretërisë së Bashkuar, ku një aeroplan i vogël është përfshirë nga flakët menjëherë pasi u rrëzua gjatë ngritjes.

Pamjet tregojnë mjetin ajror të përfshirë nga një zjarr masiv, me tym të zi që ngrihet në ajër, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje.

Aeroplani tip Beech B200 Super King Air, i cili mund të mbajë deri në 12 persona në bord, ishte nisur drejt Lelystad në Holandë, me një orar të planifikuar ngritjeje në 15:45. Nuk është konfirmuar ende sa persona ndodheshin në bord në momentin e aksidentit.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 dhe u shoqërua me një shpërthim të madh që tronditi të pranishmit. Një përdorues në rrjetin X shkruan:

“E pashë me sytë e mi përplasjen e një Beechcraft gjatë ngritjes. Pak më herët edhe një Cessna doli nga pista. Lutjet e mia janë me ata që ishin në bord. Absolutisht tragjike, po përshëndesja ekuipazhin vetëm pak çaste më parë.”

Deputeti britanik i zonës Southend West & Leigh, David Burton-Sampson, ka reaguar gjithashtu:

“Jam në dijeni të incidentit në Aeroportin Southend. Ju lutem shmangni zonën dhe lejoni shërbimet e emergjencës të bëjnë punën e tyre. Lutjet e mia janë me të gjithë të përfshirët.”

Sipas informacioneve të para, aeroplani kishte mbërritur mëngjesin e sotëm nga aeroporti i Pula-s në Kroaci.

@joq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aeroportin Southend të Mbretërisë së Bashkuar, ku një aeroplan i vogël është përfshirë nga flakët menjëherë pasi u rrëzua gjatë ngritjes. Pamjet tregojnë mjetin ajror të përfshirë nga një zjarr masiv, me tym të zi që ngrihet në ajër, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje. Aeroplani tip Beech B200 Super King Air, i cili mund të mbajë deri në 12 persona në bord, ishte nisur drejt Lelystad në Holandë, me një orar të planifikuar ngritjeje në 15:45. Nuk është konfirmuar ende sa persona ndodheshin në bord në momentin e aksidentit. Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 dhe u shoqërua me një shpërthim të madh që tronditi të pranishmit. Një përdorues në rrjetin X shkruan: “E pashë me sytë e mi përplasjen e një Beechcraft gjatë ngritjes. Pak më herët edhe një Cessna doli nga pista. Lutjet e mia janë me ata që ishin në bord. Absolutisht tragjike, po përshëndesja ekuipazhin vetëm pak çaste më parë.” Deputeti britanik i zonës Southend West & Leigh, David Burton-Sampson, ka reaguar gjithashtu: “Jam në dijeni të incidentit në Aeroportin Southend. Ju lutem shmangni zonën dhe lejoni shërbimet e emergjencës të bëjnë punën e tyre. Lutjet e mia janë me të gjithë të përfshirët.” Sipas informacioneve të para, aeroplani kishte mbërritur mëngjesin e sotëm nga aeroporti i Pula-s në Kroaci.

♬ original sound – JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit