Spitali i Lushnjës lë pacientët mes bakterieve, kushte skandaloze tek infektivi

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13.07.2025, 18:32

Familjarët denoncojnë kushtet e spitaleve, ku në vend që të kurohen, pacientët përkeqësohen edhe më shumë

Një nga familjarët të revoltuar ka ndarë një denoncim tronditës për gjendjen në spitalin e Lushnjës, konkretisht në repartin infektiv, ku ndodhet i shtruar babai i tyre. Ata shprehin shqetësimin se në vend që të marrë shërim, gjendja e tij shëndetësore po rëndohet dita-ditës.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë, njëri nga familjarët thekson:

“Përshëndetje, si jeni? Dua t’ju tregoj diçka që ndodh në Spitalin e Lushnjës. Kam babin të shtruar tek infektivi. Shiko si është gjendja: shkon për t’u shëruar dhe sëmuresh më keq, besoj. Shikoni në çfarë gjendje është mjekësia që duam!”

Ky pohim përbën një alarm për situatën në këtë institucion shëndetësor që, sipas saj, është larg standardeve të nevojshme.

Ata denoncojnë edhe mungesën e kushteve minimale, duke përshkruar ambiente të papërshtatshme, higjienë të dobët dhe neglizhencë në trajtimin e pacientëve.

Denoncimi vjen në një kohë kur autoritetet vazhdojnë të propagandojnë për përmirësime në shëndetësi, ndërsa në realitet, qytetarët përballen me mungesë të infrastrukturës dhe kujdesit mjekësor bazik.

Apeli nuk është një rast i izoluar. Në redaksinë e JOQ janë shtuar rastet e denoncimeve për trajtim të papërshtatshëm në spitale, veçanërisht në qytetet e vogla si Lushnja, apo në qytete si Vlora.

Kjo situatë ngrit pyetje të forta mbi rolin e institucioneve përgjegjëse dhe mungesën e vullnetit për të garantuar një sistem shëndetësor të sigurt dhe efektiv për qytetarët.

Është e qartë se, pa ndërhyrje të menjëhershme, spitalet rrezikojnë të kthehen në vatra të përkeqësimit të shëndetit dhe jo në qendra shërimi, siç duhet të ishin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit