Grisi letrën ku kërkohej të ndalnin protestën, turku i Albchrome i heq bukën e gojës minatorit të Bulqizës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.07.2025, 18:20

Pas një proteste të zhvilluar për ndalimin e punës në minierën e Bulqizës, situata ka marrë një kthesë të tensionuar me pushimin nga puna të minatorit, vagonist Altin Kola. Ky i fundit, pjesë e përfaqësisë prej pesë personash të zgjedhur nga vetë punëtorët për të komunikuar me kompaninë, u ndëshkua pasi grisi një letër të vendosur nga administrata.

Më konkretisht letrat e grisura nga vagonisti Altin Kola:

Veprimi i tij, megjithëse emocional, ishte reagim ndaj zhgënjimit të thellë që ka përfshirë punëtorët pas muajsh të tërë pritjes dhe premtimeve të pambajtura.

Letra ku kërkohet heqja nga puna të vagonistit:

Sipas punëtorëve, ata nuk kërkonin më data të reja për takime, por një përgjigje të qartë dhe të drejtë. Pas veprimit të punëtorit, administratori i Albchrome, Cemil Acar reagoi me të vetmen mënyrë që duket se njeh, ndëshkim ndaj atij që guxon të kundërshtojë. Në vitin 2022, Albchrome u shit nga Balfin Group te konglomerati turk “Yildirim International Mining Investments B.V., me president Robert Yuksel Yildirim i cili prej asaj kohe ka marrë në dorë administrimin dhe operimin e aktiviteteve minerare në Bulqizë dhe jo vetëm.

Sindikata, e bërë palë me kompaninë sipas punëtorëve, ka krijuar një bindje të fortë te minatorët se nuk kanë asnjë mbështetje zyrtare dhe se përfaqësimi i tyre i vetëm real është vetë kolektiviteti që kanë ndërtuar në vite në kushte të vështira.

Përballë kësaj padrejtësie, punëtorët e minierës janë shprehur qartë: nuk do të rikthehen në punë pa rikthimin e Altin Kolës dhe pa plotësimin e kërkesës për rritjen 10% të pagës, së bashku me kushtet e tjera të paraqitura më herët. Dënimi i një zëri protestues nuk është zgjidhje, por provë e qartë se për drejtuesit e Albchrome është thjesht një numër, por puna e minatorëve nuk është një shifër që fshihet me gomë.

Mesazhi i kolegëve të minatorit të hequr nga puna:

Pershendetje! Dua te me beni nje postim. Ne lidhje me ndalimin e punes ne minieren shteterore te Bulqizes qe zhvilluan proteste. Pas kesaj diten e premte na kane hequr nje shok nga puna dhe duam ta ndihmojmë dhe me ndihmën tuaj ta kthejmë ne pune. U zgjodhën 5 veta te besuar për te qene ne komunikim me kompaninë pasi nuk mund te besh mbledhje me 500 persona. Kane bere disa mbledhje dhe takime edhe këtu edhe ne Tirane. Kane qene 5 veta te quajtur nga punëtoret përfaqësia. Njeri nga djemtë e grisi kete letren qe ata vendosen. Pasi punëtorët ishin te mërzitur nga kaq muaj premtimesh. Tani kjo eshte letra qe ka grisur dhe per kete eshte ndëshkuar. Veprimi I tij ishte pak i nxituar pasi punëtorët prisnin nje pergjigje dhe jo te zgjasim afate per te folur me kompanine turke. Sindikata i ka bere patjeter nje procesverbal sigurt. Pasi sindikata eshte pale me kompaninë. Emri i punëtorit te pushuar eshte Altin Kola. Puntoret jane te betuar se pa Altinin dhe 10 % e premtuar, nuk kthehen ne pune. Arsyeja e protestes eshte se punetoret kerkojne 10% ngritje page dhe disa kerkesa qe I ke te letra qe te dergova me foto pak me sipër. Kolegun e hoqën nga puna vetem se ka grisur kete leter te vendosur nga kompania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit