Kreshniku i BIOTE i “ul brekët” shtetit, askush nuk guxon ta prekë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.07.2025, 17:54

Në maj të këtij viti, një ish-punonjës i kopanisë së dyshekëve “Biote” kontaktoi me redaksinë e JOQ Albania, për të denoncuar vonesën e pagave nga pronari i kësaj marke abuzuese Kreshnik Leskaj, që “rrjep” dhe shfrytëzon punonjësit në maksimum.

Kaq mjaftoi që një bum denoncimesh të mbërrijë në redaksi nga ish-punonjësit e tjerë, të cilët përvç vonesës së pagave, denonconin pagat me dy bordero, heqjen e padrejtë nga puna dhe përndjekjen që Kreshniku u bënte pasi largoheshin nga puna, duke i kallëzuar në gjyqe nëse nisnin punë në kompani konkurrente.

Tashmë që kanë kaluar 3 muaj nga denoncimet e para, punonjësit ende nuk i kanë marrë pagat, ndërsa Kreshnik Leskaj duket se ka “përdhunuar” dhe institucionet shtetërore si policinë e cila nuk ka marrë asnjë masë pavarësisht denoncimeve publike, e deri te prokurorinë që nuk ka nisur një hetim për këtë abuzim të rëndë me punonjësit.

Pagat jo e jo, nuk jep leke Kreshniku. Ne nuk kemi shtet të na mbrojë, se ka dy lekë zotëria dhe hap gjyqe si t’i dojë qejfi nga dy-tre herë. Ku do gjejmë drejtësi? Nuk e kuptoj si ia pranon gjykata padinë ndaj nesh,” shkruan një ish-punonjëse.

Ndërsa një tjetër ish-anëtar i stafit, i cili ka mbajtur funksion më të lartë në kompaninë mashtruese “BIOTE”, thotë: Pershendetje, jo akoma nuk kemi mare as nje lloj pagese dhe as nuk jemi kontaktuar nga kompania.

Nëse institucionet ligjzbatuese do të funksiononin si duhet, Kreshniku nuk do kishte luksin që të vendoste në siklet ish-punonjësit që kërkojnë hakun e tyre duke i kallëzuar nëpër gjykata, por ai do të ishte në bankën e të akuzuarit në gjykatë, si mashtrues, përndjekës dhe abuzues me djersën e punëtorëve.

Por për sa kohë institucionet nuk funksionojnë, Kreshniku nuk ka pse e vret mendjen dhe vazhdon me avazin e vjetër duke mos i dhënë pagat punonjësve, ndërkohë që vetë kushedi në cilin plazh po i kalon pushimet me djersën e të tjerëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit