Pushuesit te Rana e Hedhun nën rrezik: Ilyonis Hotel ka uzurpuar plazhin me jet ski

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.07.2025, 16:37

Banorët në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë ngritur alarmin për uzurpimin e një pjese të plazhit nga aktivitetet e jet ski-ve dhe mjeteve lundruese. Sipas raportimeve, që prej ditës së djeshme, një segment i plazhit publik është bllokuar dhe shndërruar në pistë për jet ski dhe anije, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e qytetarëve që frekuentojnë zonën për plazh dhe banje deti.

Në qendër të shqetësimit është pronari i Ilyonis Hotel, i cili dyshohet se po administron këtë zonë pa leje të posaçme, ashtu si edhe vitin e kaluar, kur pjesa përreth u kthye në parkim për mjete lundruese në mënyrë të paligjshme. Banorët dhe pushuesit ankohen se hapësira publike është ngushtuar ndjeshëm dhe plazhi po degradohet për shkak të mungesës së kontrollit nga autoritetet përkatëse. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të rikthyer sigurinë dhe aksesin e lirë në bregdet.

“Pershendetje! Do doja te beja nje raportim lidhur me uzurpim te plazhit nga Ilyonis Shengjin, Rana e Hedhun. Nga dje ne kete zone jane vendosur pengesat dhe eshte bere piste per jet ski dhe anije me te cilat jane duke u rrezikuar pushuesit. Ju lutem te raportoni problemin pasi kjo pjese ishte per pushues dhe nga dje eshte bere zone per ski jet dhe mjete te tjera. Kete pjesen e ski jet eshte duke e administruar pronari I Ilyonis Hotel I cili edhe vitin e kaluar kete pjese e ka pasur parkim pr jet ski por ne menyre ilegale komplet. Tash edhe kete pjese plazh e bastarduan dhe s’ka mbet gje me per banoret”, shkruan banorja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit