Rruga e bllokuar në Astir, situatë alarmuese, autoritetet heshtin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13.07.2025, 16:07

Banorët e Astirit në Tiranë ngrenë alarmin për bllokimin e një segmenti rruge të re, duke e konsideruar situatën të paligjshme dhe të papranueshme

Një qytetare nga zona e Astirit në Tiranë ka denoncuar publikisht bllokimin e një segmenti të rrugës së re, e cila, sipas saj, është ndërprerë në mënyrë të pajustifikuar dhe të dyshimtë. Ajo ngre shqetësimin se autoritetet nuk japin asnjë sqarim për këtë situatë, ndërkohë që ndërtimi është ndalur në një anë, duke krijuar jo vetëm bllokim, por edhe tension tek banorët.

Sipas denoncimit, gjendja ka mbetur e pandryshuar për më shumë se një vit dhe askush nuk është kujtuar të marrë masa.

"Përshëndetje, jam një qytetare e shqetësuar pasi në zonën e Astirit ku është bërë rruga e re, nga njëra anë është ndërprerë edhe s’e kuptojmë arsyen pse është ndërprerë, pasi në këtë mënyrë shihet hapur që është shkelje dhe jo e drejtë sipas ligjit."

"Duke u mbajtur peng zhvillimi, rruga si dhe mosbërja e rrugës nga një anë. Ju lutem, paraqiteni si rast se ne këtu nuk kemi shtet. Ka 1 vit që është kjo situatë jo e zakonshme." thotë qytetarja, e cila kërkon që ky rast të bëhet publik dhe të marrë vëmendjen që meriton.

Banorët e zonës ndihen të braktisur nga shteti, pasi pengesat në përfundimin e rrugës kanë ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e lagjes dhe qarkullimin normal. Rruga, e cila duhej të ishte një hap përpara për infrastrukturën, është kthyer në një simbol të bllokimit dhe të neglizhencës.

Denoncuesja shpreh zhgënjimin për mungesën e reagimit nga institucionet përkatëse. Ajo thekson se situata nuk është më thjesht një çështje teknike, por një problem që tregon mungesën e shtetit dhe ligjshmërisë në vendimmarrje.

Sipas saj, situata nuk mund të tolerohet më gjatë, pasi pengon lëvizjen e lirë, krijon vështirësi për banorët dhe dëmton cilësinë e jetës në një zonë urbane në zgjerim.

Thirrja për ndërhyrje është e qartë: institucionet duhet të japin përgjigje për ndërprerjen e punimeve dhe të rikthejnë funksionimin normal të rrugës. Banorët presin transparencë dhe veprim të menjëhershëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit