“E mjera Vlorë! Kjo është gjendja e plazhit para tunelit”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.07.2025, 15:07

Një situatë shqetësuese është regjistruar në plazhin publik para tunelit në Vlorë, ku uji i detit është mbuluar nga papastërtitë dhe ngjyra është jo normale.

Qytetarët denoncojnë se ndotja mund të jetë shkaktuar nga ndonjë hotel aty afër që mund të kenë zbrazur ujërat e zeza ë mënyrë të paligjshme në det.

Pamjet nga plazhi tregojnë qartë prani të lartë ndotjeje në një nga të vetmet hapësira publike të mbetura në vijën bregdetare të qytetit.

Ndërkohë për pushuesit shqetësues është edhe fakti se çlirimi i hapësirave publike” në bregdet është një term vetëm në letra

Sipas tyre, në një kohë kur qeveria flet për rikthimin e plazheve te qytetarët, në terren po ndodh e kundërta: hapësirat publike po ndoten dhe pushtohen në heshtje, pa asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Nuk është hera e parë që raportohen raste të tilla në bregdetin e jugut, por autoritetet vendore dhe qendrore vazhdojnë të mos reagojnë. Ndërkohë, ndotja dhe uzurpimi i plazheve publike po kthehen në një realitet të dhimbshëm për banorët dhe pushuesit.

Denoncimi i qytetarit:

Mirdita JOQ, kjo eshte gjendja e plazhit para tunelit ne Vlore. Duket sikur hotelet aty afer kane zbrazur gjithe papastertite ne uje. Perveç kesaj ,kryeministri qe para pak ditesh pretendente se do te çlironte gjithe hapesirat publike duket se hesht per plazhet totalisht te paligjshme pikerisht ne ato pak hapesira publike qe kane mbetur. Ligji ne Shqiperi zbatohet vetem per qytataret e thjeshte me sa duket, miqte e politikaneve dhe sidomos oligarket jane te paprekshem. E MJERA VLORE

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit