Banorët e lagjes Cakua në Himarë: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia na ka harruar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.07.2025, 14:55

Banorët e lagjes Cakua në Himarë kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë të infrastrukturës rrugore në zonë. Sipas tyre, rrugët janë pothuajse të pakalueshme, të dëmtuara dhe të lëna në harresë nga bashkia, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe veçanërisht në sezonin turistik.

Familjet që ofrojnë dhoma për pushues thonë se vizitorët ankohen vazhdimisht për rrugën dhe disa prej tyre kanë zgjedhur të largohen për shkak të kushteve të papërshtatshme.

"Pershendetje! Jam nje banore e Himares dhe do doja te ankohesha per diçka. Banojm ne lagjen Cakua. Rruget jane tmerr kemi dhoma dhe pushuesit po na ankohen me rrugen e cila eshte lene mbas dore nga bashkia", shkruan banorja. Banorët kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugës, për të mos rrezikuar ekonominë familjare dhe imazhin turistik të Himarës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit