Një qytetare nga Yzberishti i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rrezikshme që thuajse çdo ditë u kanos jetën fëmijëve të zonës.
Sipas saj, një burrë me një automjet të zi, prej disa ditësh ecën me shpejtësi nëpër rrugën Ribezi. Qytetarja thotë se ai mund të jetë i droguar dhe duke ecur në këtë mënyrë, shëndrrohet në një kërcënim serioz për jetën e fëmijëve që luajnë në rrugë.
Zonja thotë se shoferi u përplas me portën e një garazhdi vetëm disa minuta më parë. “Sot me portën, nesër të merr në qafë ndonjë fëmijë ky,” thotë zonja.
Mesazhi i plotë:
“Te lutem a mund te bej nje denoncim? Ne lagjen ton në Yzberisht, rruga Ribezi, ka disa dit qe kalon dikush me makin ne gjendje te droguar me shpejtesi marramendrse ky i çmendur, kur ne lagje luajn femijet dhe cdo dit mund te rrezikohen.”
Autoritetet duhet ta shqyrtojnë këtë rast dhe të marrin masat e nevojshme për parandalimin e ngjarjeve të rrezikshme.
Një qytetare nga Yzberishti i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rrezikshme që thuajse çdo ditë u kanos jetën fëmijëve të zonës.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) July 13, 2025
Sipas saj, një burrë me një automjet të zi, prej disa ditësh ecën me shpejtësi nëpër rrugën Ribezi. Qytetarja… pic.twitter.com/oksZ07Uacy