Yzberisht/ Pallatet Çabej kthehen në vendgrumbullim plehrash dhe inertesh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.07.2025, 13:45

Një qytetar ka denoncuar për JOQ një rast shqetësues të ndotjes urbane në zonën e Yzberishtit, konkretisht tek pallatet Çabej në Tiranë. Sipas tij, pas disa punimeve që u kryen kohë më parë, mbetjet inerte dhe papastërtitë janë lënë në mes të rrugës pa u pastruar, duke krijuar një mjedis të rrezikshëm dhe të pashëndetshëm për banorët.

"Pershendetje joq! Doja te ndaja me ju nje rast shume shqetesues per ndotjen ne kryeqytet! Shifeni çfare behet ne pallatet Çabej, ne zonen e Yzberishtit.Para disa kohesh u bene punime dhe i kane lene kështu, nuk i kane pastruar. Askush nuk mban përgjegjës", shkruan banori.

Pavarësisht kalimit të kohës, askush nuk ka marrë përgjegjësi për pastrimin e zonës, ndërsa institucionet përkatëse vazhdojnë të heshtin. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia e Tiranës për rikthimin e pastërtisë dhe sigurisë në lagje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit