Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për lirimin e hapësirave publike, një situatë shqetësuese është raportuar nga qytetarët e Tiranës.
Sipas tyre kioskat, të shtuara e shumuara pa limit, vitet e fundit, kanë kaluar çdo kufi të lejuar të zënies së hapësirës publike.
Në një rast, një qytetar ka denoncuar kioskën e ndodhur te Libri Universitar e cila sipas tij nga një tezgë e vogël, tashmë ajo është kthyer në një kioskë me përmasa të mëdha dhe me katër-pesë frigoriferë të vendosur në trotuar, duke bllokuar kalimin e lirë të këmbësorëve.
Ndërkohë që në një rast tjetër një qytetar ka denoncuar një kioskë e cila sipas tij i përket një patronazhisti, i cili ka pesëfishuar hapësirën që i takon.
Qytetarët thonë se kjo situatë është bërë e padurueshme dhe kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet përkatëse përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe Inspektoriatin Ndërtimor.
Ata thonë se institucionet duhet të veprojnë me të njëjtin standard ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, pa dallim përkatësie politike apo mbështetjeje.
Denoncimi 1:
Per keto kjoskat e patronazhisteve duhet bere nje denoncim, me rastin e prishjeve te konstruksioneve pa leje. I kane futur ne stres bizneset qe kane perqark. Nga nje tezge e vogel e bene kjoske, tani kane shtuar edhe 4 frigorifere.
Denoncimi 2:
Pershendetje, Nderkohe qe kryeministri ka thene qe te lirohen hapesirat publike perballe Librit Universitar eshte kjo situate. Kioska ka zene 5 fishin e siperfaqes se saj me frigoriferet e nxjerre ne trotuar qe pengojne levizjen e kembesoreve.