Një pushuese e cila ka zgjedhur një plazh privat në Potam për të kaluar disa ditë pushime, ka ndarë me JOQ Albania një histori aspak të bukur dhe për më tepër të rrezikshme për jetën e dy personave, babait dhe fëmijës së tij.
Sipas qytetares, një lisharëse e vendosur në breg të detit, u shkul papritur teksa fëmija ishte duke luajtur dhe ra mbi trupin e babait të tij. Për pasojë babai mori lëndime trupore dhe u desh ndërhyrja e ambulancës për ta dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Por kjo nuk është e gjitha, pasi qytetarja thotë se në momentin e shkuljes së lëkundëses, ajo për pak kapi poshtë dhe fëmijën i cili përfundoi në ujë, duke u kthyer në një rrezik serioz për jetën e dy personave. Ajo thotë se askush nuk kishte marrë masa për kontrollin dhe garantimin e sigurisë, ndërkohë që pronarët e plazhit nuk mbajtën asnjë përgjegjësi.
Ky rast ngre alarmin për sigurinë e pushuesve në plazhe, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë të cilët janë shumë më të ndjeshëm. Autoritetet duhet të marrin masa për të garantuar pushime të qeta dhe të sigurta.
Denoncimi i plotë:
Pershendetje! Dua te raportoj nje rast te rrezikshem qe i ka ndodhur mikut tone ne nje plazh privat ne Potam.
Pushime qe u kthyen ne makth ne Potam. Nuk eshte e lehte ta shkruash kete por duhet te them se nje tragjedi e madhe u shmang vetem me fat dhe kjo mund ti ndodhe kujtdo nga ne.
Nje mik I familjes tone ishte me pushime me familjen ne Potam ne nje plazh privat, teksa po hynte ne det, nje lekundese e vendosur buze bregut, prej druri e rende dhe pa asnje kontroll sigurie, shkeputet dhe bie me force mbi babain ndersa djali ishte mbi lekundese dhe perfundon me uje mbi babane e gjakosur.
Vetem per nje cast nuk ra mbi femijen. Po te kishte ndodhur nuk do ishim ketu per te rrefyer por per te vajtuar sepse gjithe ajo peshe e madhe do ishte fatale per nje femije.
Le te mos flasim per kalvarin pastaj, ambulance, spitale, trauma qe perjetoi familja, sidomos i mituri qe pa cdo gje.
A kishte ndonje paralajmerim? -Jo.
A kishte ndonje kontroll sigurie? -Asnje.
Kishte pergjegjesi nga pronari i plazhit? -Asnje.
A ka shteti mekanizem qe kontrollon keto struktura? -ZERO.
Kjo eshte pasiguria ne te cilen jetojme. Biznese qe bejne thase me para me "pushime familjare" por qe nuk garantojne jeten e askujt. Shtet qe nuk kontrollon dhe nuk ndjek situaten. Rrezik qe i kanoset cdokujt.
Te gjithe prinderit dhe pushuesit mos u mashtroni nga emri "plazh privat". Ju lutem tregoni kujdes te jashtezakonshem per femijet dhe per veten tuaj sepse jo cdo kush eshte me fat.