Djali mashtron babain sikur e kanë rrëmbyer për t’i marrë paratë, i shiti dhe makinën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.07.2025, 11:46

Një rast mashtrimi i pazakontë në kufijtë e ekstremit ka ndodhur së fundmi në qytetin e Kavajës, ku djali ka mashtruar babain e tij sikur e kanë rrëmbyer, dhe për lirimin e tij i ka kërkuar një shumë parash.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia, Lubjan Camema 28-vjeç me banim në Kavajë, ka thurur planin e mashtrimit ndaj babait të tij shtetasit B. Camema, duke i thënë se e kanë rrëmbyer dhe për ta liruar ai duhet të paguante një shumë eurosh.

Këto euro, babai duhet t’ia jepte “rrëmbyesit” të supozuar, shtetasit Berndar Kiptiu 45-vjeç me banim në Durrës. Bernardi, i cili në fakt ishte shoku i Lubjanit, kishte lënë një takim me babain e Lubjanit në lagjen nr. 16 në Durrës, ku do të behej dhe pagesa e cila do të shërbente për “lirimin” e djalit mashtrues që kishte thurur planin.

Ky i fundit, Lubjani, në këtë moment ndodhej vetëm 100 metër larg vendit të ngjarjes duke monitoruar situatën, dhe atje u arrestua nga Policia bashkë me shokun e tij që po i merrte eurot babait.

Sipas policisë, Lubjan Camema që kishte inskenuar të gjithë këtë ngjarje të denjë për skenarin e një filmi hollywood-ian, dy ditë para se të planifikonte mashtrimin, i kishte marrë makinën babait të tij dhe dyshohet se e ka shitur.

Tashmë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit