3 vite burg për Policët e Ilir Prodës?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.07.2025, 09:59

Pak ditë më parë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda deklaroi se parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht.

Ai tha se parkimi i dyfishtë do të trajtohet si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Por vetëm pak ditë pas kësaj deklarate, vetë Policia e Shtetit është kapur duke kryer një shkelje të tillë.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë duket se mjeti i policisë është parkuar në mënyrë të dyfishtë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve të tjera.

Qytetari që ka siguruar pamjet pyet nëse “edhe efektivët e policisë do të ndëshkohen sipas të njëjtit ligj që zbatohet për qytetarët”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit