Modelja shqiptare bjonde i bën shërbimet në burgun e Shkodrës kriminelit VIP

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.07.2025, 08:58

Pas publikimit të skandalit që shkaktoi vizita e modeles së njohur shqiptare nga Kosova Ziza Pajaziti tek Laert Haxhiu në burgun e Drenovës, një tjetër rast i bujshëm është shënuar në burgun e Shkodrës.

Burime konfidenciale për JOQ Albania bëjnë me dije se një modele e njohur e ekranit shqiptar viziton vazhdimisht një të dënuar me emër të bujshëm nga bota e krimit në burgun e Shkodrës. Vizitat, sipas burimeve, nuk kryhen me identitetin real të modeles, por nëpërmjet emrit të një të burgosuri tjetër, për të shmangur çdo gjurmë në sistem.

“Janë të shkruajtura në regjistrin e takimeve. Ka hyrë me emër tjetër,”-shprehet burimi për JOQ, duke shtuar se leja për këto takime është dhënë nga drejtori i IEVP-së Shkodër, Leonard Mardoda, si dhe shefi i policisë së burgut, Dylber Beqiri.

I njëjti burim brenda institucionit, thekson se kjo skemë është e mirënjohur brenda ambienteve të burgut dhe ndodh në mënyrë sistematike.

Këto skema të trajtimeve të veçanta për kriminelët shqiptarë pas hekurave ngrenë pikëpyetje mbi përdorimin e privilegjeve brenda sistemit penitenciar shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit