E reja pickohet nga gjarpri në Përmet, spitalet pa kundërhelm, rrezikoi të humbiste këmbën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.07.2025, 00:37

Një ngjarje e rëndë është shënuar dy ditë më parë në Përmet, ku një vajzë e re, 26-vjeçarja Lediana A., është përballur me një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin pas pickimit nga një gjarpër helmues.

Fillimisht, e reja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Përmetit për ndihmën e parë, por aty mungonte kundërhelmi, çka e bëri të domosdoshme transferimin e saj në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Fatkeqësisht, as ky spital nuk kishte në dispozicion ilaçin e domosdoshëm, duke e detyruar familjen dhe mjekët që ta nisin me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në kryeqytet, Ledianës më në fund iu injektua kundërhelmi, duke i shpëtuar jetën dhe sidomos këmbën e majtë, e cila sipas mjekëve mund të ishte amputuar nëse do të vonohej edhe pak ndërhyrja.

Sipas familjarëve, helmi kishte filluar të përhapej në gjithë këmbën, deri në zonën e kofshës.

Ngjarja ngre shqetësime serioze mbi mungesën e medikamenteve jetike në spitale rajonale, duke e lënë jetën e qytetarëve në mëshirë të fatit dhe kilometrave që i ndajnë nga Tirana.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit