Lot dhe duatrokitje: Trump shkarkon 1353 punonjës, midis tyre edhe Yuri Kim

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.07.2025, 23:23

Administrata e presidentit Donald Trump ka ndërmarrë një valë të re shkarkimesh masive në strukturat qeveritare amerikane, me fokus të veçantë në Departamentin e Shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, janë larguar 1353 punonjës, mes tyre mbi 1100 staf civil dhe rreth 250 zyrtarë të shërbimit të jashtëm. Kjo lëvizje përshkruhet si një përpjekje për të shkurtuar funksionet që konsiderohen “jo prioritare” dhe për të përqendruar burimet në objektivat kyç kombëtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, edhe Prokuroria e Përgjithshme ka ndërmarrë shkarkime të tjera në rradhët e saj, përfshirë rreth 20 prokurorë dhe anëtarë të stafit që kishin qenë të përfshirë në hetimet ndaj Trump.

Videoja që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale ka shkaktuar reagime të forta. Në pamje shfaqen zyrtarë që largohen me sendet personale në duar, disa me lot në sy pas dekadash pune në shërbimin diplomatik.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e opinionit shqiptar është prania e Yuri Kim, ish-ambasadores së SHBA në Tiranë, e cila duket në video duke duartrokitur zyrtarët që largohen nga godina. Prania e saj ka ngjallur komente të shumta në rrjetet sociale, sidomos nga ata që e njohin nga koha kur përfaqësonte Uashingtonin në Tiranë.

Në disa ambiente të brendshme të administratës, punonjësit kanë vendosur shirita të zinj mbi pajisjet e tyre të punës në shenjë proteste, ndërsa disa zyra kanë zgjedhur të mbajnë heshtje simbolike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit