Skandal në Theth: Policia dhunon një qytetar me aftësi të kufizuara

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.07.2025, 21:43

Pasditen e sotme, situata ka dalë jashtë kontrollit në zonën turistike të Thethit, ku forca të shumta policore dhe inspektorë të IMT-së kanë ndërhyrë për prishjen e disa ndërtimeve që konsiderohen pa leje.

Në qendër të aksionit ndodhen banesat e familjes Koçeku, të cilët janë paralajmëruar vetëm një ditë më parë për të liruar ambientet e tyre.

Pamjet tregojnë skena të rënda dhe të dhimbshme, ku nuk kanë munguar përplasjet fizike mes banorëve dhe forcave të rendit.

Një moment që ka shkaktuar tronditje të madhe është ai ku një qytetar me aftësi të kufizuara, që lëviz me proteza pasi i mungojnë këmbët, tenton të kalojë kordonin policor.

Në vend të ndihmës, ai përballet me dhunë brutale nga disa efektivë që, në mënyrë çnjerëzore, e rrëzojnë dhe e shtyjnë me forcë.

@joq

Pasditen e sotme, situata ka dalë jashtë kontrollit në zonën turistike të Thethit, ku forca të shumta policore dhe inspektorë të IMT-së kanë ndërhyrë për prishjen e disa ndërtimeve që konsiderohen pa leje. Në qendër të aksionit ndodhen banesat e familjes Koçeku, të cilët janë paralajmëruar vetëm një ditë më parë për të liruar ambientet e tyre. Pamjet tregojnë skena të rënda dhe të dhimbshme, ku nuk kanë munguar përplasjet fizike mes banorëve dhe forcave të rendit. Një moment që ka shkaktuar tronditje të madhe është ai ku një qytetar me aftësi të kufizuara, që lëviz me proteza pasi i mungojnë këmbët, tenton të kalojë kordonin policor. Në vend të ndihmës, ai përballet me dhunë brutale nga disa efektivë që, në mënyrë çnjerëzore, e rrëzojnë dhe e shtyjnë me forcë.

♬ original sound – JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit