50-vjeçari gjendet i pajetë në sediljen e makinës në Shkodër, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.07.2025, 20:16

Një 50-vjeçar me inicialet E. M. është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme, rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës, i ulur në sediljen e pasagjerit të një automjeti në pronësi të një subjekti tregtar.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, dyshohet se viktima ka pësuar një arrest kardiak, që mund të ketë shkaktuar vdekjen e tij.

Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në serdilen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit