Djali kërkon ndihmën e shqiptarëve për babain e tij që po lufton me vdekjen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.07.2025, 17:28

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Kristi Bita, i cili kërkon ndihmë për të shpëtuar babain e tij, Nardi Bitën. Ky i fundit është diagnostikuar me kancer të avancuar në stomak dhe ndodhet i shtruar në spital në Itali, ku po përpiqet të marrë trajtimin e nevojshëm.

"Jeta e tij varet nga disa trajtime urgjente që fatkeqësisht tejkalojnë mundësitë tona financiare. Ai është babai im, por mbi të gjitha është një njeri i ndershëm që ka punuar gjithë jetën për fëmijët e tij. Ju lutem, shpërndajeni ose ndihmoni, nëse mundeni. Çdo gjë vlen”, shprehet Kristi për JOQ.

Nardi është baba i dy fëmijëve, ai ka një djalë 21-vjeçar dhe një vajz[ të vogël 5-vjeçe, për të cilët po lufton çdo ditë.

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë diferencën për të shpëtuar jetën e babait të dy fëmijëve.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit