Disha i Librazhdit s’pyet për Ramën dhe lirimin e hapësirave publike, qendra e qytetit ende e zaptuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.07.2025, 16:22

Në Librazhd duket se gjithçka vijon normalisht, pavarësisht urdhrit të fundit të kryeministrit për pastrimin e ambienteve publike nga zaptimet që bëjnë pronarët e bizneseve.. Në qendër të qytetit, siç tregohet edhe në foto, çadra dhe tenda në ambient publik, pa ndonjë ndryshim të dukshëm në krahasim me ditët e mëparshme.

“Pershendetje JOQ! Ne Librazhd eshte cdo gje e qete edhe pas lajmerimit nga kryeministri per pastrimin e ambienteve. Shpresoj qe ta hedh nje sy edhe nga ne kur te kete mundësi. Anonim ju lutem se na heqin nga puna. Flm JOQ vetem tek ju kemi besim”, shkruan qytetari.

Banorët shprehen se situata nuk ka ndryshuar. Si duket kryebashkiakut të Librazhdit, Mariglen Dishës nuk i bëhet vonë për urdhat e Ramës për lirimin e hapësirave publike. Ata kërkojnë që kontrollet dhe rregullat të jenë të njëjta për të gjithë, duke u shprehur të shqetësuar për mundësinë e penalizimeve nëse flasin publikisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit