Flora denoncon bashkinë Laç: Jetoj në qiell të hapur pas tërmetit të 2019!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.07.2025, 15:32

Një qytetare nga Laçi i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar neglizhencën e institucioneve vendore pas tërmetit të vitit 2019. Ajo rrëfen se ka kërkuar nga Bashkia Laç të ndërhynte për restaurimin e banesës së saj, por kërkesa nuk u mor në konsideratë. Pas tërmetit, shtëpia u dëmtua rëndë dhe qytetarja pretendon se komisioni i verifikimit erdhi vetëm një muaj më vonë, duke e klasifikuar dëmin si DS2, ndërkohë që sipas saj, dëmtimi ishte shumë më i madh dhe duhej kategorizuar DS4.

Ajo tregon se për pasojat e tërmetit përfitoi vetëm 250 mijë lekë të reja, një shumë që nuk mbulon as minimalisht dëmet e banesës së saj. Edhe pas katër vitesh përpjekjesh dhe takimesh me drejtues lokalë, përfshirë kryetaren e bashkisë Majlinda Cara, dhe përfaqësues të tjerë politikë, ajo nuk ka marrë asnjë zgjidhje konkrete. Në përballjen me kushtet ekstreme, ajo thekson se është e sëmurë dhe jeton në qiell të hapur.

Qytetarja shprehet e zhgënjyer nga institucionet dhe politika, duke theksuar se ndonëse ka pasur besim tek drejtuesit e lartë të vendit, veçanërisht kryeministri Edi Rama, ndihma dhe mbështetja e premtuar nuk ka ardhur kurrë. Ajo kërkon drejtësi dhe një zgjidhje urgjente për strehimin, duke akuzuar Bashkinë e Laçit se e ka lënë në mëshirë të fatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit