Për të dytën herë brenda dy muajsh, punëtorët e minierës "Albchrome" në Bulqizë kanë rinisur protestat, duke kërkuar që të respektohen të drejtat e tyre dhe të plotësohen kushtet e punës. Ata shprehen të pakënaqur për mosrealizimin e premtimeve të dhëna nga kompania, e cila ka dështuar të përmbushë kërkesat e punonjësve për një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm punë. Protesta e fundit ka vijuar pas dështimit të kompensimit të kushteve të punës, edhe pas një takimi të mëparshëm me menaxherin.
Denoncimi:
Pershendetje JOQ! Ne minieren e shtetit, Bulqize, “Albchrome”, para 2 ditesh puntoret kane rinisur te protestojne per respektimin e te drejtave te tyre, duke marre shkak nga mosplotesimi i kushteve te duhura per te punuar. Ata kane protestuar edhe 2 muaj me pare, per te njejten ceshtje dhe kompania ju ka premtuar se do t’i plotesoje kerkesat e tyre. Jo vetem qe kerkesa e tyre ka mbetur e paplotesuar, por sot, ne dt.11.07.2025, administrata e minieres, ka shperndare deklataren ne foto, te te gjithe puntoret, 1 nga 1 duke ju kerkuar atyre te deklarojne se nuk marrin pjesë në grevën e paligjshme dhe do te angazhohen të vijojne punën normalisht, në përputhje rregullat e kompanisë, duke pranuar pasojat ne rast se nuk e zbatojne kete deklarate. Miniera menaxhohet nga turqit, Yildirim International Mining Investments B.V.
Në përpjekje për të ndaluar protestat, administrata e minierës ka shpërndarë një deklaratë për secilin punonjës, duke i kërkuar atyre që të firmosin një angazhim për të mos marrë pjesë në grevën e cilësuar si të paligjshme dhe për të vazhduar punën sipas rregullave të kompanisë. Punëtorët paralajmërohen për pasojat nëse nuk zbatojnë këtë kërkesë. Në vitin 2022, Albchrome u shit nga Balfin Group te konglomerati turk “Yildirim International Mining Investments B.V., i cili prej asaj kohe ka marrë në dorë administrimin dhe operimin e aktiviteteve minerare në Bulqizë dhe jo vetëm.
