Oligarkët e Prado Luxury Hotel në Himarë dhunojnë dy gra për punë tokash!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.07.2025, 14:00

Një qytetare ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania dhe ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka parë me sytë e saj në Himarë. Sipas dëshmitares okulare që ka dërguar edhe videon në redaksinë tonë, një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pranë Prado Luxury Hotel, ku një grua ka përjetuar dhunë fizike për të mbrojtur pronën e saj nga tentativa për të grabitur tokat.

Sipas qytetares, oligarkët që po ndërtojnë në zonën përreth, janë përfshirë në këtë akt të dhunshëm për të shtuar pasurinë e tyre. Dëshmitë e një videoje live tregojnë momentin kur gruaja sulmohet, ndërsa shoqëruesja e saj është gjithashtu e ekspozuar ndaj rrezikut. Kjo situatë alarmante ka tërhequr vëmendjen e pushuesve, ndërsa ka rrezikuar një jetë.

Qytetarja shkruan:

Pershendetje! Kam ardhur si tursite ketu dhe dhunen qe kam pare ketu ndaj femres per t’i vjedhur tokat nga oligarket e Prado Luxry Hotel eshte cmenduri. Kam video live. Dhuna ndaj nje gruaje per token e tyre eshte çmenduri. Vajzat janë ne rrezik! Turp

Ndërkohë, është e nevojshme të theksohet se ky lloj abuzimi është i papranueshëm dhe kërkon veprime urgjente nga autoritetet. Dëshmitarja kërkon që rasti të hetohet urgjentisht nga organet kompetente për të mbrojtur ata që janë në rrezik, por jo vetëm edhe për të mos shitur një panoramë të shëmtuar të vendit tonë në sy të pushuesve që zgjedhin të vizitojnë jugun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit