U nderua nga Qosja, gjendet i pajetë në një hotel në Shqipëri, ish-ambasadori gjerman

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.07.2025, 13:35

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Ai u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar, disa ditë pas mbërritjes në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, një ngjarje ku ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në shenjë nderimi për kontributin e tij, Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja.

Gjatë fjalës së tij në përurimin e shtatores, Daum falenderoi për mikpritjen dhe kujtoi se kur hapi ambasadën gjermane në Shqipëri në vitin 1987, fliste rrjedhshëm shqip. Ai kërkoi falje për mosflitjen më aq mirë si dikur, por theksoi se sakrifica e Josif Budos ishte një simbol i rëndësishëm i luftës për një Shqipëri të lirë. Ish-ambasadori vuri në dukje se kjo sakrificë nuk ishte vetëm e Budos, por e gjithë popullit shqiptar që kundërshtoi shtypjen dhe kërkoi një të ardhme më të ndritur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit