Fabrika e ujit Puka ka shkaktuar dëm të madh për mjedisin dhe ka vënë në rrezik burimin e ujit që përdorin banorët e zonës. Sipas një banori, shtrirja e tubacioneve dhe punimet e vazhdueshme po shkatërrojnë terrenin dhe infrastrukturën lokale, duke prekur rrugët dhe duke prishur jetesën e banorëve.
Pjesa më e madhe e këtyre dëmeve është në territorin e bashkisë Pukë, ndërsa kryetari i kësaj bashkie, Rrok Doda, nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndaluar këtë situatë alarmante. Ndërkohë, banori shkruan se në territorin e bashkisë Fushë Arrez, punimet janë pezulluar për shkak të dëmëve të shkaktuara.
Denoncimi:
Pershendetje! Dua te bej nje denoncim per fabriken e ujt Puka qe po shkaterron gjithe vendin per te përfituar. Po shkaterron nje burim uji qe ju sherben gjithe vendasve dhe po shkaterron cdo vend qe te marre te sjelle ujin ne fabrike. Kam dhe pamje te vendeve qe po shkatërron. Dhe kam sheprese qe nese behet publik rasti do te kete nje reagim nga kryeministri Rama. Tani qe po vazhdon me shtrirjen e tubacioneve eshte ne territorin e bashkise Pukes. Ka prishur rrugën. Ai uje eshte qe ju prish pune gjithe banoreve dhe kryetari bashkise Puke, Rrok Doda nuk ka marr masa ndalimi ndersa pak territor qe i perket bashkise Fushe Arrez ja ka pezulluar punimet.
Banorët e Pukës kërkojnë reagimin urgjent të autoriteteve për të ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm të natyrës dhe të mbrojnë burimin e ujit. Ata shpresojnë që ky problem të bëhet publik dhe të marrë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, për të ndërhyrë dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mjedisit nga abuzimet e fabrikës së ujit Puka.