Me bekimin e policisë, kamionët pa licence gërmojnë dheun në Hardhisht të Shijakut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.07.2025, 12:27

Një shqetësim është ngritur në redaksinë e JOQ Albania dhe TVA News, kjo lidhur me aktivitetin e paligjshëm të gërmimit të dheut në Hardhisht të Shijakut. Një qytetar për mikrofonin e TVA News thekson se në këtë zonë po kryhet krim mjedisor.

Pavarësisht denoncimeve në Policinë e Shijakut, Policinë e Durrësit dhe te IKMT, ende nuk është marrë asnjë masë lidhur me çështjen në fjalë. Ky fenomen ka vazhduar për më shumë se gjashtë muaj dhe ende nuk është marrë asnjë veprim konkret.

Pamjet e kamionëve që ngarkojnë pa leje vazhdojnë të jenë të pranishme çdo ditë, ndërkohë që këta kamionë punojnë në kushte të jashtëligjshme dhe janë të mbrojtur nga autoritete të caktuara, duke shkaktuar konkurrencë të pandershme për bizneset e tjera.

Qytetari që ka bërë denoncimin ka shprehur shqetësimin e tij për situatën, duke pohuar se këta transportues pa licencë janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe se nuk janë ndërprerë nga Policia e Shtetit, pavarësisht denoncimeve të bëra në disa raste.

Kamionët që janë duke transportuar mallra të tepërta, madje dyfishin e kapacitetit të lejuar, dëmtojnë mjedisin dhe shkaktojnë rrezik të shtuar për sigurinë në rrugë. Denoncuesi ka ofruar prova të plota për aktivitetet e paligjshme, përfshirë SMS dhe fakte të tjera që vërtetojnë shkeljet e vazhdueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit