BDI: Sulmi ndaj Danella Arsovskës, akt i papranueshëm dhe i turpshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.07.2025, 11:47

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, i ndodhur gjatë ushtrimit të detyrave të saj zyrtare në territorin e Komunës së Çairit.

“Aktet e dhunës, sulmet verbale dhe përpjekjet për të penguar zyrtarët institucionalë në kryerjen e obligimeve të tyre përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit demokratik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Pavarësisht përkatësisë politike apo pozitës institucionale, asnjë zyrtar nuk duhet të jetë objekt i linçimit publik apo agresionit fizik dhe verbal.

BDI e konsideron këtë akt të turpshëm dhe të papranueshëm, dhe u bën thirrje organeve kompetente që të reagojnë menjëherë, të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët, në përputhje me ligjin.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të mbrojë rendin kushtetues, integritetin e institucioneve dhe bashkëjetesën demokratike në vend”, thuhet në reagimin e BDI-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit