Bashkia Pogradec ka lënë varrezat e Çërravës dhe rrugët që çojnë aty në një gjendje të papranueshme. Mungesa e mirëmbajtjes dhe kujdesit i ka bërë këto zona të duken si një hapësirë të shkatërruar, duke e kthyer një vend ku nderohet kujtimi i të dashurve, në një pamje të tmerrshme dhe të shëmtuar. Pjesa më e madhe e varrezave është e mbushur me bar të gjatë, ndërsa rrugët që çojnë në to janë plot me gropa dhe papastërti.
"Pershendetje JOQ! Desha te ndaja nje shqetesim me ju sepse njesia administrative Cerrave rrethi Pogradec i kane lene varrezat se bashku me rruget ne nje gjendje teper skandaloze te vjen keq te shkosh ne varreza pamjet flasin vet. Faleminderit nqs e postoni. Respekt!", shkruan banori.
Ky shqetësim është bërë gjithnjë e më i dukshëm për ata që vizitojnë varrezat, të cilët ndiejnë keqardhje për gjendjen e pashpresë të këtij vendi të shenjtë. Pamjet janë të trishtueshme dhe flasin vetë për mungesën e përkujdesit dhe pasigurinë që u është shkaktuar banorëve të Çërravës. Situata kërkon një vëmendje urgjente nga autoritetet lokale, për të ndihmuar në riparimin e kësaj situate dhe për të rikthyer respektin që i takon këtij vendi.