Çfarë ka ndodhur? Lumi Erzen prej 1 jave sterrë i zi!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.07.2025, 11:09

Lumi Erzen po përballet me një ndotje alarmante, pasi prej një jave uji i tij ka marrë një ngjyrë të zezë të errët.

Banorët thonë se kjo është një nga ndotjet më të rënda të viteve të fundit dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.

Dyshohet se ndotja vjen nga hedhjet e paautorizuara të mbetjeve nga subjekte private dhe mungesa e impianteve të përpunimit të ujërave të ndotura. Sipas komunitetit lokal, situata po përkeqësohet çdo ditë dhe dëmet ekologjike mund të jenë të pakthyeshme.

Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve të marrin masa urgjente dhe të ndalojnë trajtimin e lumit si kanal mbetjesh. Erzeni duhet të mbrohet si një pasuri natyrore jetike për ekosistemin e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit