Pushuesit në Sarandë kanë denoncuar një situatë serioze dhe të rrezikshme për jetën e tyre dhe sidomos për fëmijët.
Motorët e detit janë vërejtur duke hyrë brenda zonës së rrethuar të rezervuar për not, shumë pranë bregut ku qëndrojnë fëmijë dhe familje.
Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë se këto mjete lundruese jo vetëm që shkelin rregullat e sigurisë detare, por krijojnë rrezik real për aksidente fatale.
Strukturat përkatëse duhet të ndërhyjnë sa më parë për të parandaluar tragjeditë dhe për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë pushuesit.
Denoncimi i qytetarit:
“Motoret e detit te plazhi Afrika ne Sarande po na rezikojne jeten sidomos te femijeve ju lutem publikojeni shteti te Mari masa po ju nis dhe vidjo. Futen brenda zonese se rrethuar. Video qe dergova jan brenda zonese se rrethuar Shume afer bregut