8 mijë lekë një Coca-Cola në kalanë e Lëkurësit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.07.2025, 08:46

Një qytetar, që punon si tour operator, ka denoncuar për JOQ një situatë shqetësuese që po përkeqëson gjithnjë e më shumë përvojën e turistëve në Shqipëri, sidomos në zonat turistike të jugut të vendit.

Sipas denoncimit të tij, çmimet në bare dhe restorante caktohen nga pronarët pa asnjë kriter dhe janë të pajustifikuara për cilësinë e shërbimit që ofrohet.

Rasti më i fundit ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në kalanë e Lëkurësit, Sarandë, ku përveç biletës së hyrjes, ai është përballur me një faturë të pazakontë: 8 mijë lekë të vjetra për një Coca Cola, e cila në faturë ishte fshehur nën emërtimin “long drink”.

Si profesionist në fushën e turizmit, ai thekson se përballet çdo ditë me raste të ngjashme dhe se numri i turistëve të huaj është në rënie të ndjeshme nga viti në vit.

Sipas tij, kjo vjen për shkak të shërbimeve të dobëta dhe çmimeve të larta, të cilat nuk përputhen me standardet dhe janë dukshëm më të shtrenjta sesa në vendet e tjera të rajonit, që ofrojnë më shumë cilësi për më pak para.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, dua te ndaj me ju dhe gjithë shqiptaret një shqetesim te cilin e hasim vazhdimisht në Shqiperi e kryesisht ne jugun e shqiperise ku cmimet e produkteve ne bare dhe restorante rriten e vendosen nga pronaret pa kriter dhe ne menyre te pajustifikueshme.

Mbreme ne kalane e lekursit, pervec biletes se hyrjes, kemi paguar nje coca cola 8 mije leke te vjetra, por qe emri I produktit kamuflohej bukur si "long drink" pasi I ruhen shume mire denoncimeve te tilla, cmime kto me justifikimin se kishte nje event.

Si tour operator perballem çdo dite me te tilla raste dhe ndjej qe numri I turisteve e huaj eshte ne renie te ndjeshme nga viti ne vit per shkak te sherbimeve qe lënë per te deshiruar dhe cmimeve abuzive te cilat janë shume te larta krahasuar me rajonin I cili ofron infrastrukture, sherbime dhe cmime teper konkuruese.

Me kete menyre te punuari Jo vetem do te mbetemi Jo vetem pa pushime por edhe pa punë Jo vetem ne tour operatoret por te gjithe te punesuarit ne sektorin e turizmit te cilin e lobuam aq shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit