“A bëhet dasëm në një lounge me xhama në mes të lagjes?!”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.07.2025, 23:40

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike që, sipas saj, po ndodh prej disa orësh në zonën e Alliasit në Tiranë, ndërsa shteti dhe policia qëndrojnë në heshtje.

Denoncuesja ka dërguar një video ku dëgjohet qartë muzika me volum të lartë, ndërkohë që ora shënon 23:00. Ajo thotë bëhet fjalë për lokalin "Deon Lounge", i cili po shkakton shqetësim të jashtëzakonshëm për banorët përreth.

“Vdiqëm nga muzika! Po bëjnë dasmë në një lounge, është e pabesueshme. Kemi telefonuar policinë disa herë dhe askush nuk vjen. Ka pleq, ka fëmijë, ka njerëz që duhet të shkojnë në punë nesër. Nuk i intereson askujt, bosi i lokalit bën si ta dojë qejfi”, – shprehet qytetarja e irrituar.

Denoncimi bëhet edhe më alarmant kur ajo shton se ka telefonuar për dy orë pa pushim numrin e policisë dhe asnjë patrullë nuk ka mbërritur në vendngjarje, përveç një fugoni që kaloi dhe "thjesht pa e iku".

“A bëhet dasmë në një lounge në mes të lagjes?! Me xhama që s’mbajnë asgjë, muzika dëgjohet në çdo apartament si të ishim brenda lokalit. Po ku është shteti? Ky është edhe zaptues i pronës publike, e tani na ka marrë dhe gjumin e qetësinë", – përfundon qytetarja.

JOQ Albania i bën thirrje Policisë së Tiranës dhe institucioneve përkatëse të marrin masa ndaj lokaleve që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm dhe pa asnjë konsideratë për qytetarët, duke shkelur haptazi ligjin për qetësinë publike.

@joq

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike që, sipas saj, po ndodh prej disa orësh në zonën e Alliasit në Tiranë, ndërsa shteti dhe policia qëndrojnë në heshtje. Denoncuesja ka dërguar një video ku dëgjohet qartë muzika me volum të lartë, ndërkohë që ora shënon 23:00. Ajo thotë bëhet fjalë për lokalin "Deon Lounge", i cili po shkakton shqetësim të jashtëzakonshëm për banorët përreth. “Vdiqëm nga muzika! Po bëjnë dasmë në një lounge, është e pabesueshme. Kemi telefonuar policinë disa herë dhe askush nuk vjen. Ka pleq, ka fëmijë, ka njerëz që duhet të shkojnë në punë nesër. Nuk i intereson askujt, bosi i lokalit bën si ta dojë qejfi”, – shprehet qytetarja e irrituar. Denoncimi bëhet edhe më alarmant kur ajo shton se ka telefonuar për dy orë pa pushim numrin e policisë dhe asnjë patrullë nuk ka mbërritur në vendngjarje, përveç një fugoni që kaloi dhe "thjesht pa e iku". “A bëhet dasmë në një lounge në mes të lagjes?! Me xhama që s’mbajnë asgjë, muzika dëgjohet në çdo apartament si të ishim brenda lokalit. Po ku është shteti? Ky është edhe zaptues i pronës publike, e tani na ka marrë dhe gjumin e qetësinë", – përfundon qytetarja. JOQ Albania i bën thirrje Policisë së Tiranës dhe institucioneve përkatëse të marrin masa ndaj lokaleve që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm dhe pa asnjë konsideratë për qytetarët, duke shkelur haptazi ligjin për qetësinë publike.

♬ original sound – JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit