Tragjedia familjare në Indi trondit opinionin publik sportiv, babai vret vajzën teniste

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11.07.2025, 23:04

Një baba në Indi vrau vajzën e tij, një teniste 25-vjeçare, pas talljeve se ai jetonte nga të ardhurat e saj dhe nuk punonte vetë.

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Indi, ku një baba ka qëlluar për vdekje të bijën, tenisten Radhika Yadav, në moshën 25-vjeçare. Vrasja ndodhi në banesën e tyre luksoze pranë Delhit, ndërsa e reja po përgatiste mëngjesin.

Sipas autoriteteve, autori, Deepak Yadav, qëlloi pesë herë me armën e tij personale dhe tre plumba e goditën vajzën në shpinë. Pavarësisht përpjekjeve për ta dërguar në spital, mjekët konstatuan se ajo kishte ndërruar jetë. Burimet hetimore raportojnë se ai është vetëdorëzuar dhe ka rrëfyer krimin.

Motivi i vrasjes lidhet me turpin dhe trysninë psikologjike që Yadav ndjente përballë komunitetit, pasi përqeshej se jetonte falë suksesit të së bijës në sport. Talljet e bashkëfshatarëve për varësinë e tij ekonomike ndaj saj, thuhet se e shtynë drejt një gjendjeje depresive dhe të paqëndrueshme.

Gjendja mes tyre ishte tensionuar prej javësh. Babai e kishte kërkuar nga Radhika që të mbyllte akademinë sportive që kishte themeluar, por ajo refuzoi. Sipas dëshmive, një debat i ashpër mes tyre parapriu aktin fatal që i mori jetën sportistes së re.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik indian, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur më tej motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Familja e viktimës ka mbetur e shkatërruar nga akti që i mori jetën një prej emrave më premtues të sportit të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit