I vranë babain në gjumë, Leonora kërkon drejtësi: Jemi të kërcënuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.07.2025, 19:27

Në 20 gusht të vitit 2024, në fshatin Lajthizë të Mirditës, brenda banesës së tij, do të gjendej pa shenja jete 68-vjeçari Frederik Radi. Ai ishte vrarë në gjumë nga persona të cilët ende sot nuk janë identifikuar.

Frederiku ishte larguar prej kohësh nga fshati, por shkonte çdo verë atje për të kaluar pushimet dhe për t’u përkujdesur për shtëpinë e vjetër ku kishte jetuar më parë. Në datën 18 dhe 19 gusht 2024, familjarët e tij nuk po lidheshin dot në telefon me të.

Në këto rrethana ata shkuan në fshat për të parë se çfarë kishte ndodhur, dhe zbuluan se i afërmi i tyre ishte vrarë në rrethana misterioze nga dritarja e banesës. Kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga kjo ngjarje që tronditi familjarët dhe rrethinën e zonës, autorët nuk dihen.

Në një intervistë Ekskluzive për TVA News, vajza e Frederikut, Leonora, tregon kalvarin e përjetuar gjatë kësaj kohe. Ajo thotë se ka shkuar disa herë në polici dhe prokurori, por përgjigjja që i japin është s’kemi prova.

Leonora thotë se ka mbledhur vetë një pjesë të gëzhojave dhe plumbave që ishin lënë pa marrë nga grupi hetimor që ndoqi rastin. Vajza thotë se fshati është shumë i vogël për ta bërë kaq të vështirë zbulimin e autorëve, për të cilët ajo përmend dhe emra.

Babai i saj i ndjerë, ka pasur konfliket të vazhdueshme me shtetasit Bardhok Deda dhe Lek Skana. Konflikte që lidheshin me çështje pronësie, për një pyll. Frederiku, babi i Leonorës, ka bërë disa kallëzime në polici para se të humbte jetën, por asnjë nuk është marrë për bazë.

Nëpërmjet kësaj interviste, Leonora i bën një thirrje publike SPAK që ta marrë çështjen në hetim dhe të vendosë drejtësi, pasi për sa kohë autorët lihen të lirë, jeta e saj dhe e familjarëve është në rrezik.

Pjesë nga fjala e Leonorës:

Kam pasur një fatkeqësi familjare, vdekjen e babait i cili është vrarë në gjumë në shtëpinë e tij, nga dritarja. Kanë kaluar më shumë se 10 muaj dhe nuk është zbuluar asnjë vrasrës deri më tani. Fshati ku ka ndodhur ngjarja është shumë i vogël mendoj se nuk është kaq e vështirë për ta ditur kush është.

Gjatë gjithë kohës na thonë s’kemi prova, por në vendin e ngjarjes kanë ngelur prova dhe pa u mbledhur. Gëzhojat dhe plumbat i kam mbledhur vetë pas dy javësh, terreni i hapur, kishte mundësi të shikohej me sy të lirë jo më të bëhet një ekspertizë e mirfilltë. Aty sështë bërë asnjë ekspertizë.

Babai im ka pasur konflikt me dy bashkëfshatatarë tanët, Bardhok Deda dhe Lek Skana. Ky konflikt ka zgjatur rreth 4 vite, janë bërë shumë denoncime. Bardhoku më ka prerë rrugën me kamionçinë.

Babi sa herë ka bërë denoncime në Rrëshen, asnjëherë si janë marrë për bazë denoncimet. Sa kohë policia nuk merr asnjë masë, në ndihemi të kërcënuar dhe kemi frikë nga ata kriminelë.

Konflikti ka qenë për pronat e babait të cilat ata i donin. Unë mendoj se egziston një palë e tretë në këtë mes, sepse në fshatin që jeton babai janë vetëm tre familje, dhe ngjarja nuk është zbërthyer.

Unë i bëj thirrje publike SPAK-ut që ta marrë çështjen në dorë dhe ta zbardhin, në Lezhë dhe Rrëshen nuk do mbyllet kurë dosja e babait tim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit