Rama i shpall “luftë” qumështit pa faturë: Nga e hëna sekuestrime masive në dyqane dhe tregje!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.07.2025, 19:31

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim të fortë ndaj të gjithë tregtarëve që shesin produkte bulmeti pa faturë tatimore. Në një deklaratë publike, ai theksoi se duke nisur nga e hëna e ardhshme, çdo shishe qumështi apo produkt tjetër bulmeti që shitet pa faturë do të sekuestrohet pa mëshirë nga inspektorët tatimorë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se përveç shkeljes së ligjit, këto produkte përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, sidomos në këtë periudhë të verës me temperatura të larta, ku rreziku për helmime është i lartë.

“Nga e hëna nuk ka më paralajmërime. Ka vetëm sekuestrime. Është e papranueshme dhe e patolerueshme si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë shëndetësor”, theksoi ai.

Ky paralajmërim i prerë vjen në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të formalizuar tregun dhe për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit