“Dil o trim të q***** rrobt,” drejtuesi i IMT-së lëshon gojën pas sulmit me molotov

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.07.2025, 18:27

“Dil o trim, dil o të q**** rrobt,” këto janë fjalët me të cilat i është drejtuar Fatmir Metaj, Kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit banorëve të Thethit që gjatë pasdites së sotme sulmuam me molotov fadromat që po shkonin për të shembur objkektet e pushimit.

Kjo video është filmuar pikërisht në momentin e reagimit të banorëve, të cilët siç duket, të fshehur sipër rrugës mes pyllit, kanë hedhur molotov drejt eskavatorit. Shishja e benzinës që është hedhur mbi mjet nuk ka lënë të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Më pas të tjera shishe molotovi u hodhën sipër urës “Gjelaj” me qëllim pengimin e përparimit të forcave të IMT-së.

Në një moment të dytë kur u përball me banorët, drejtuesi shtetëror i IMT-së u thotë: “Nuk mund të hedhësh molotov dhe të vrasësh punonjësit e shtetit. Nuk është normale. Ke ndërtuar pa leje, je i paligjshëm.”

Policia ende nuk i ka identifikuar personat që ndërmorën sulmin me molotov, ndërkohë që situata vijon të jetë e agravuar, me banorët që kundërshtojnë prishjen e ndërtesave dhe punonjësit e IMT-së që nuk tërhiqen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit