“E kanë lëshuar dorën gjirokastritët, uji rrugëve para zyrave të ujësjellësit”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.07.2025, 17:41

Një javë më parë, JOQ Albania realizoi një pyetësor online që përfshinte të gjitha qytete të vendit, duke pyetur banorët nëse kishin furnizim me ujë në çezma. Rezultatet ishin shqetësuese, pasi shumica e qyteteve raportuan mungesë të ujit prej javësh.

Ndër qytetet që nuk raportuan probleme me furnizimin ishin Puka, Librazhdi, Devolli, Kolonja, Tepelena dhe Gjirokastra.

Megjithatë, një video e mbërritur së fundmi në redaksinë tonë nga Gjirokastra sjell një kontrast të fortë. Ndërsa shumë qytetarë në pjesë të ndryshme të vendit përballen me mungesën e ujit, në Gjirokastër uji rrjedh me bollëk, madje derdhet lirshëm nëpër rrugë, pikërisht përpara zyrave të ujësjellësit.

Sipas një banori, dy puseta janë të dëmtuara prej kohësh dhe askush nuk ka ndërhyrë për t’i riparuar.

E kanë lëshuar dorën gjirokastritët,” shkruan ai me ironi.

Kjo situatë kërkon një reagim të menjëhershëm nga autoritetet lokale, për të parandaluar shpërdorimin e ujit dhe për të menaxhuar me efikasitet këtë burim jetik, veçanërisht në kushtet kur pjesa tjetër e vendit përballet me mungesa të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit