Plazhet e Shqipërisë në kontrast: Zbrazje në Jug, Golemi në kulm… pa ujë të pijshëm!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.07.2025, 16:08

Dhërmiu, Golemi dhe Drimadha në kulm të sezonit gjatë javës...

Vendi ynë po përjeton një sezon veror me kontraste të theksuara mes zonave turistike. Në Jug, plazhet e Drimadhës dhe Dhërmiut duken ndjeshëm më të zbrazura se zakonisht, ndërsa në Golem fluksi është në kulmin e tij, por me një problem të madh: Mungesën e ujit të pijshëm.

Pamjet e dërguara për JOQ tregojnë shezlonge bosh dhe plazhe të qeta në jug, në një periudhë kur zakonisht të gjitha vendet rezervohen javë përpara.

Ndërkohë, Golemi po përjeton një bum turistik me plazhe të tejmbushura dhe hotele që nuk arrijnë të përballojnë fluksin. Megjithatë, mungesa e ujit të pijshëm po kthehet në krizë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit