Pas sulmit të banorëve, Policia rrëmben armët në Theth

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.07.2025, 16:14

Pas raportimit se banorët e Thethit kanë reaguar ashpër ndaj punonjësve të IKMT-së të cilët prej disa ditësh po prishin ndërtimet pa leje në zonë, këto pamje janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale nga reagimi i policisë.

Në video duket një efektiv i cili në panik e sipër rrëmben armën dhe merr pozicion për të kuptuar se nga erdhi sulmi. Disa të tjerë shihet teksa largohen me shpejtësi për të shmangur pasojat.

Pak më parë u raportua se banorët e zonës kanë kundërshtuar forcërisht shembjen e godinave që kanë ndërtuar për turizëm, pasi në grup kanë sulmuar fadromat e IKMT me molotov dhe mjete të forta.

Drejt Thethit janë nisur dhe efektivë të FNSH-së për të menaxhuar më mirë situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit