Agravon situata në Theth, banorët sulmojnë me gurë dhe molotov fadromat e IKMT

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.07.2025, 15:37

Një incident raportohet të jetë regjistruar pasditen e sotme në Theth, mes banorëve të zonës dhe punonjësve të IKMT-së që janë duke shembur prej disa ditësh ndërtimet pa leje.

Sipas të dhënave paraprake, banorët janë përplasur me punonjësit e IKMT-së duke sulmuar me molotov dhe gurë fadromat që po shembnin objektet e qëndrimit. Molotov thuhet se është vendosur dhe te e ashtëquajtura ura e “Gjelaj” për të penguar përparimin e fadromave.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka ndërhyrë për të kapur autorët, ndërkohë që drejt Thethit janë nisur dhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit